Roma mund Kaljarin dhe blindon vendin e tretë në rendije (VIDEO)
Roma nuk gabon në sfidën e radhës në kampionat. Verdhekuqtë kanë mundur 1-0 në transfertë skuadrën e Kaljarit dhe kanë përforcuar vendin e tretë në renditje, duke shkuar në dy pikë më shumë se Lacio dhe 4 më shumë se Interi.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 15-të të pjesës së parë, me turkun Under që ka shënuar golin e vetëm të takimit dhe që i ka dhuruar skuadrës së Di Francesco-s tri pikë shumë të rëndësishme.
Javën e ardhshme, verdhekuqtë do të presin në shtëpi Juventus-in kryesues, që është virtualisht kampione e Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

