Roma-Napoli, Benitez: Fitorja na mban në zonën Champions

Roma- Napoli. Të shtunën, ora 12.30, Seria A luan një ndër ndeshjet kryesore ku secila skuadër pretendon një vend në Champions, pasi titulli kampion vetëm matematikisht nuk mund të quhet se e ka fituar Juve.  Rafael Benitez e di shumë mirë se një tjetër disfatë në kryeqytet do ta largonte pothuajse përfundimisht skuadrën e tij nga gara për një vend në Champions League. – “Është një ndeshje shumë e rëndësishme por nuk duhet të harrojmë gjithashtu se mungojnë edhe 9 javë të tjera pas këtij 90 minutëshi. Normalisht kjo është një përballje për zonën Champions por nuk duhet të harrojmë se luajmë edhe në Kupën e Italisë dhe në Europa League. Dua të shikoj në fushën e lojës Napolin më të mirë. Jemi të përqëndruar dhe besoj se skuadra i ka kapacitet për të fituar.” Vendi i dytë ose i tretë mbetet jetik për të ardhmen e skuadrës dhe vetë trajnerit, i cili pranon të flasë për momentin aktual.  – “Nuk e di sesa pikë na nevojiten për të arritur objektivin, sepse përpara kemi sfida të rëndësishme me Romën, Fiorentinën dhe Sampdorian. Unë mendoj pozitivisht dhe kam besim se skuadra do të bëjë mirë. Insigne? Është rikthyer dhe mendoj se është gati për të luajtur".   Në vijim, trajneri spanjoll përqendrohet te kolegu i tij Garcia, ndërsa jep një përgjigje të prerë kur i kërkohet nëse do të kënaqej edhe me një barazim.  “Garcia është një trajner me eksperiencë të madhe dhe e di shumë mirë se çfarë bën. Ka në dispozicion një skuadër me lojtarë cilësorë por edhe me shumë të dëmtuar. Barazim në Romë? Unë dua të shkoj për të fituar edhe pse e di që nuk do të jetë e lehtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?