Roma ndalet ndaj Lecces, por mbetet në zonën Champions (VIDEO)
Roma bën një tjetër ndalesë në Seria A, por mbetet në zonën Champions. Verdhekuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin e javës së 22-të ndaj Lecces.
Ndeshja nisi në malore për verdhekuqtë që e panë veten në disavantazh pas 7 minutash. Ibanez dërgoi topin në rrjetën e portës së tij, ndërkohë që 10 minuta më pas Roma fitoi penallti që do të kthehej në gol nga Dybala.
Më tej ndeshja nuk do të sillte më asnjë gol, duke u dhënë të dyja skuadrave nga 1 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

