FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma nuk heq dorë nga Suso, ofron 18 milionë euro plus një lojtar

Roma është në kërkim të një mesfushori krahu për sezonin e ri, teksa dëshira më e madhe është Suso i Milanit. Drejtori sportiv i verdhekuqve, Mochi prej ditësh është në negociata me kuqezinjtë, por ende nuk kanë gjetur një marrëveshje, teksa oferta e fundit është 18 milionë euro plus kartonin e Perottit.

Një lëvizje që do t’i lejojë Milanit të suigurojë të ardhura të mjaftueshme për të huazuar Higuain. Leonardo ndërkohë po punon për të afruar në Milano Bernard, ish-mesfushorin e Shakthar, i cili është një alternativë shumë e mirë. Kuqezinjtë duan që të shesin edhe Reinën te Chelsea për 6 milionë euro, si dhe Bonuccin te Juventusi për 40 milionë euro./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?