Roma “poker” ndaj Kievos, Xheko shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në Seria A ndaj Kievos në shifrat 4-1, duke blinduar vendin e tretë në renditje. Verdhekuqtë edhe pse me një mendje janë te ndeshja e kthimit ndaj Liverpulit, nuk i kanë kursyer disa nga yjet në fushë.

Shik dhe Xheko shënuan dy golat e pjesës së parë, në minutën e  9-të dhe 40-të, ndërkohë që në pjesën e dytë Kievo humbi një penallti me Inglesen. Më pas Roma shënon me El Sharuin dhe Xhekon. Skuadra e Di Françeskos luajtën në pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi Juan Jesus u largua me karton të kuq që në minutën e 56-të. Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Iglese shënoi golin e nderit në këtë ndeshje.

Roma mban vendin e tretë me 70 pikë, 3 më shumë se Lacio./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?