Roma pranon ofertën e Liverpoolit për Alisson, portieri më i shtrenjtë në histori
Roma ka pranuar ofertën e Liverpoolit për Alisson, që do të thotë se në orët e ardhshme portieri brazilian do të nisë tratativat direkte me klubin anglez për t’u bërë futbollisti më i ri i “The Reds”.
Oferta e paraqitur nga klubi anglez, sipas mediave britanike është në shumën e 74 milionë eurove, përfshirë edhe bonuse. Monchi, i cili ka marrë një ofertë të parë zyrtare, mori kohën e nevojshme për të pritur një sulm të dytë nga ana e skuadrës së Chelsea-t, tashmë e udhëhequr nga Sarri. Një ofertë që nuk erdhi më kurrë.
Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori, nëse ky transferim do të kompletohet. Tashmë me brazilianin në largim, Roma pritet të blejë Areola nga Paris Saint-Germain. Alternative për portierin francez do të ishte Robin Olsen, numri një i Copenaghen dhe përfaqësueses së Suedisë.
KOHA JONË SONDAZH

