Roma rrëmben mbrojtësin e Atalantës, Gjimshiti tani “blindon” vendin e titullarit

Roma bën një goditje të rëndësishme në merkato, duke afruar mbrojtësin e Atalantës, Gianluca Mancini. Talenti premtues i zikaltërve është transferuar në formë huazimi për 2 milionë euro me detyrim blerje për 19 milionë euro, ndërkohë që është parashikuar dhe një bonus prej 5 milionë eurosh.

Futbollisti do të mbërrijë në kryeqytetin italian gjatë ditës së nesërme, ndërkohë që pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore. Ai do të zëvendësojë Manolas, i cili u transferua te Napoli.

Në këtë mënyrë lirohen edhe më shumë hapësirat te ekipi i Atalantës për Berat Gjimshitin, i cili vijon të jetë titullar i padiskutueshëm për Gasperinin. Mbrojtësin e kombëtares sonë e pret një sezon si protagonist, ku do të ketë mundësinë të luajë edhe në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?