FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma shkatërron SPAL-in dhe blindon vendin e tretë në Seria A (VIDEO)

Roma vijon momentin pozitiv në këtë fund sezoni edhe në Seria A. Skuadra e Eusebio Di Françeskos ka shkatërruar SPAL-in në transfertë, duke ruajtur vendin e tretë në tabelën e renditjes.

Verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 33-të, teksa mbrojtësi Vicari devijon topin në portën e tij. Në fillimin e fraksionit të dytë Roma gjen dhe golin e dytë. Naingolan lëshon një të djathë të hidhur në hyrje të zonës, e cila nuk mundi që të ndalej nga portieri Meret.

8 minuta më pas Pelegrini jep një asist fantastik në zonë për Shik, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar golin e parë me fanellën e Romës në Seria A. Verdhekuqtë mbeten në vendin e tretë me 67 pikë, 3 më shumë se Lacio dhe 4 më shumë se Interi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?