FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma zbuloi skandalin e Championsit, ja si e manipuloi Shevçenko (VIDEO)

Hije të tjera dyshimi mbi UEFA-n dhe paracaktimin e shortit të gjysmëfinaleve, kanë ardhur nga Italia. Paraditen e sotme, në platformën e shitjeve të biletave online, klubi kryeqytetas i Romës ofronte bileta për sfidën Roma-Xhenoa më 18 prill dhe Roma-Liverpul më 2 Maj, ndonëse shorti i Championsit nuk ishte hedhur ende.

Klubi kryeqytetas reagoi shumë shpejt dhe hoqi ndeshjen me anglezët nga platforma, por fotoja bëri xhiron e botës, ndërsa shorti i hedhur në Nion, në orën 13:00 konfirmoi pikërisht Liverpulin përballë Romës dhe gjithashtu më 2 Maj takimin Roma-Liverpul.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një skandal, ndërkohë që edhe pamjet e shortit të sotëm konfirmojnë edhe dyshime të tjera. Siç shihet edhe në pamje futbollisti ukrainas ka predispozitën për të tërhequr një gogël të caktuar pa e përzier. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?