Roma zbulon kundërshtarin në “Champions League” para shortit
Nuk është hera e parë që besueshmëria e UEFA-s do të vihej në dyshim. Kur duhen edhe pak minuta nga shorti i “Champions League” klubi i Romës ka zbuluar aksidentalisht kundërshtarin në gjysmëfinale.
Italianët kanë postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se po përgatitet të shesin biletat për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Genoa-s në kampionat dhe kundër Liverpool në “Champions League”.
Pak për të thënë mbetet në këtë rast, por është fakt që kjo foto është fshirë menjëherë, gjithsesi nuk ka shpëtuar pa u vënë re.

KOHA JONË SONDAZH

