Romario këshillon Gariel Zhezus: Duhet të bësh shumë seks!

“Shumë seks, përqendrim dhe gola”. Kjo është “receta” që ka sugjeruar Romario për Gabriel Zhezus në prag të Kupës së Botës. Ish-sulmuesi, kampion i Botës në vitin 1994, në një intervistë për “Lance”, i cili i jep disa këshilla 21-vjeçarit, i cili do të luajë për herë në Kupën e Botës.

“Të bëjë shumë seks është një nga këshillat e mia, ashtu si duhet ta shfrytëzojë në maksimum kohën për të lexuar libra, dhe për të qenë sa më i përqendruar gjatë ndeshjeve. Mendoj se ai është i ndërgjegjshëm për kualitetin që ka dhe përfaqësimin që do të bëjë me Seleçaon. Duhet të shkojë në Botëror për të bërë gola, dhe kjo vlen”, ka thënë Romario. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?