Ronaldo dhe Messi, “duel” golash në distancë

Pasi gjeti rrugën e rrjetës në Gjermani  Cristiano Ronaldo është gati të fitojë duelin me Lionel Messi, edhe në ligën spanjolle. Ronaldo i dha fund tre ndeshjeve pa shënuar duke ndihmuar në mesjavë Realin e Madridit, të fitojë 2-0 ndaj Shalke 04, në takimin e parë të UEFA Champions League, e vlefshme për një vend në çerekfinale.  – “Ishte e qartë që Cristiano Ronaldo kërkon të shënojë sa më shumë gola,” – theksoi trajneri i Real Madrid,  Carlo Ancelotti.  – “Nuk është kurrë një problem për ne, që ai nuk ka shënuar prej dy ndeshjeve. Por ai, sigurisht, rikthehet. Besoj se jemi rikthyer në udhë të mbarë,” – shprehet Cristiano Ronaldo. Madrid udhëheq ndaj Barcelonës me një pikë në ligë dhe do të vizitojë modestët e Elche të djelën, në ndeshjen e radhës së kampionatit spanjoll.  Nga ana tjetër Barcelona pret ekipin e Malagas të shtunën, tre ditë para se të udhëtojë drejt Manchesterit, ku do të përballet me City, në Champions League.  Në 15 ndeshjet e para, Ronaldo shënoi gjithsej 25 gola, ndërsa Messi është ende larg tij, me 13 gola. Prej asaj kohe, Messi ka shpërthyer, ndërsa Ronaldo ka vuajtur.  Aktualisht Ronaldo kryeson me 28 gola, por Messi e ka ngushtuar diferencën me 26 gola. Barcelona ka bërë një kthesë të pabesueshme në ndeshjet e javëve të fundit. Messi  e Neymar kanë kombinuar 24 gola mes tyre në 11-ndeshje radhazi, që kanë fituar . Skuadra e tretë në klasifikim Atletico Madrid i duhet të fitojë ndaj Almerias, të shtunën, për të pretenduar në mbrojtjen e titullit kampion. Humbja e fundit në fushë të Celta Vigo e ka lënë ekipin tjetër të Madridit shtatë pikë pas kryesuesve të Realit.  – “Ne do ta luftojmë të qëndrojmë në krye të klasifikimit,” –  – thekson mbrojtësi i Atletico, Jesus Gamez. – “Ndeshja ndaj Almeria është tani, më e rëndësishmja për ekipin tonë.” Atletico rikthehet gjithashtu në Champions League të mërkurën, kur i duhet të vizitojë Bayer Leverkusen. E ndërsa tre ekipet e para synojnë titullin kampion në Spanjë, tre ekipe të tjera, Valencia, Sevilla e Villarreal – vazhdojnë fushatën e tyre që të ngjiten në katër ekipit e para të La Liga, për një vend në Champions League.  Atletico mund të jetë nën kërcënimin e Valencias, pas ndodhet vetëm tre pikë para saj. Valencia viziton Cordoba të shtunën. Sevilla udhëton në fushë të Real Sociedad e Villarreal pret Eibar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?