Ronaldo frikë nga burgu, paguan 30 mln euro gjobë

Kur në mes është fjala ”burg”, Cristiano Ronaldo e ka luksin që të falë disa miliona. Kohët e fundit ai ka qenë në telashe fiskale, pothuaj si të gjithë yjet e botës së futbollit. Por ndryshe nga disa, ai ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, si kompromis për taksat e mospaguara.

Lajmi është dhënë nga ”El Confidencial”, sipas së cilës ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal. Ronaldo ka pranuar që të marrë pësipër fajësinë për 4 vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro(për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014) dhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg.

Përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë eurosh dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit. Sipas të njëjtit burim, Ronaldo ka kërkuar edhe përfshirjen e Realit në këtë çështje, por këta të fundit kanë përjashtuar kategorikisht, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e rritjes së pagës për të ndihmuar futbollistin për të përballuar gjobën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?