Ronaldo zbarkon në Torino (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka zbarkuar dje në aeroportin e Torinos, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Juventusit.

“Transferimi i shekullit” ndodhi dy javë më parë, portugezi mbaroi dje pushimet, për të nisur tashmë punën si futbollist i Juventusit, pas 9 sezonesh te Reali i Madridit.

CR7 pritet të startojë sot stërvitjen, së bashku me lojtarët e tjerë juventinë që ishin në “Rusi 2018”, si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Juan Cuadrado dhe Bentancour.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa tjetër e skuadrës së Allegrit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon ndeshjet e vlefshme për International Champions Cup dhe pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?