Rrëfehet Kobi Brajant: Ja cilët janë idhujt e mi në futboll

Kobi Brajant, legjendë e basketbollit, ka folur për mikrofonët e “Univision Deportes”, duke bërë të ditur dhe klubin e tij të zemrës dhe duke treguar se ai e ka zemrën kuqezi.

“Skuadra ime ka qenë gjithnjë Milani, kam gjakun kuqezi. Lojtari im i preferuar kur isha fëmijë ka qenë Van Basten, pastaj në atë ekip kishte dhe të tjerë si Maldini, Gulit, Rajkard e Barezi. Milani i këtij viti po përmirësohet”.

Amerikani i ka lidhjet e forta me Italinë, ku ka jetuar në moshë të të vogël. I ati ka luajtur për disa vite në basketbollin italian dhe Kobi ka rënë në dashuri me Milanin, duke mbetur tifoz i tij dhe në ditët e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?