FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi i Grezdës: Nëse humbet te Rangers, më mirë mos dil në rrugë

Eros Grezda, i gjendur në Tiranë në këto ditë të para të vitit, ka folur për aventurën te Rangers në gjysmën e parë të sezonit. Në një intervistë për “A2”, futbollisti i Kombëtares flet për përshtatjen në qytetin e Glasgoë-t, si dhe për objektivat personalë.

Përshtatja- “Në Glasgow fryn një erë e ftohte dhe bie shi pa pushim, por tani kam filluar të njoh qytetin dhe më pëlqen, sidomos më pëlqejnë njerëzit. Dy muaj shumë të vështirë, sepse të tjerët ishin në forme kurse unë nuk kisha luajtur asnjë ndeshje. Ndeshjet e kombëtares më ndihmuan që të kapja ritmin e garës”.

Thumbimet- “Kur humbasim ndeshjen më mirë të mos dalim në rrugë atë dit por fatmirësisht këtu luhet çdo tre dite dhe gjithçka harrohet shpejt”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivat- “Hera e parë që luajta si titullar shënova dy gola dhe u zgjodha si lojtari i javës. Ishte vërtetë një ndjenjë e paharrueshme, por gjithsesi do të zgjedhja të fitoja kampionatin sesa të realizoja gola”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konkurrenca- “Defoe? Një mit, e ndiqja në televizor tek Tottenham, por kemi role të ndryshme”.

Kombëtarja?- “Viti i kaluar nuk ka qenë nga më të mirët, por këtë vit duhet të mësojmë nga gabimet dhe të arrimë kualifikimin në Evropian. Panucci nuk ka patur faje, e çmoj se është profesionist i vërtet. Europiani i pamundur? Nuk mendoj kështu, përveç Francës, është një grup i miksuar mirë, ku secili mund të fitojë me tjetrin”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?