Rrëfimi i Hazard: Në karrirën time i kam nervozuar të gjithë trajnerët
Mesfushori i Chelsea-t, Eden Hazard është shprehur se ka nervozuar të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar në karrierën e tij. Ylli belg ka shënuar 79 gola nën drejtimin e katër trajnerëve që nga viti 2012 në “Stamford Bridge” duke punuar Jose Mourinho, Guus Hiddink, Antonio Conte dhe trajneri aktual Maurizio Sarri.
“Nuk kam nervozuar vetëm Conten. Në karrierën time, kam nervozuar shumë trajner. Madje edhe Sarrin e kam nervozuar, ashtu si edhe Mourinhon. Ata më kanë thënë që të markojë më shumë.
Kam fituar gjithçka në Angli në përjashtim të Kupës së Ligës, por kjo nuk do të thotë se do të largohem. Pas Kupës së Botes, doja të largohesha, por qëndrova deri në fund dhe po luaj një nga sezonet më të mirë. Nuk mendoj se kam nevojë për një tjetër sfidë, por kjo nuk do të thotë se do të bëhem më i mirë”, deklaroi Hazard për “France Football”. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

