Rrëfimi i veçantë i Higuain: Doja të tërhiqesha në vitin 2006 …

Gonzalo Higuain është i lumtur për grumbullimin e radhës me Argjentinën. Sulmuesi argjentinas është rikthyer pas 6 muajsh te “Albicelestet”. Në prag të miqësoreve me Italinë dhe Spanjën, ai ka dhënë një intervistë për “Tyc Sport”, në të cilën ka zbuluar një prapaskenë tronditëse.

“Në të kaluarën kam menduar të tërhiqem nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore që kishte mamaja ime në 2016-ën, – ka deklaruar Higuain, por e kam kaluar atë moment të keq, ashtu si ajo. E dija se do ta bëja të lumtur duke luajtur.

Ftesa nga Sampaoli? Jam i lumtur që jam kthyer pas gjashtë muajsh, më mungonte shumë dhe tani shpresoj ta shfrytëzoj rastin. Punoj për t’u përmirësuar dhe shpresoj që të luaj akoma edhe për shumë vite duke parë se tani jam mirë fizikisht dhe në aspektin psikologjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivat? Si te Real Madrid, ashtu edhe te Napoli u bëra pjesë e 10 golashënuesve më të mirë të historisë së këtyre klubeve dhe shpresoj ta bëj një gjë të tillë edhe tek Juventus. Kritikat? Disa janë konstruktive, të tjera jo, por unë kam një karakter të fortë falë familjes dhe vazhdoj përpara”, u shpreh Gonzalo Higuain.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?