Rrëfimi shokues i Moratës: Kam vuajtur nga depresioni te Chelsea, s’doja të flisja me asnjë
Alvaro Morata shuan zërat në merkato. Pas një sezoni të parë zhgënjyes në Premier League, sulmuesi spanjoll dëshiron që të tregojë vlerat e tij me Blutë e Londrës.
“Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar kisha një bllokim mental, nuk doja që të flisja me asnjë, nuk doja të dëgjoja asnjë, doja thjeshtë që të qëndroja në shtëpi. Ndoshta nuk ka qenë depresion, por me siguri një diçka e ngjashme. Në futboll e gjitha ka të bëjë me situatën mentale,sepse erdha te Chelsea me shumë pritshmëri.
E ardhmja? Gjëja më thjeshtë që të largohesha nga Chelsea, mund të kthehesha në Itali, me gruan time italiane. Mund edhe të kthehesha në Spanjë. Kisha shumë oferta dhe mund të fitoja shumë para, doja të kaloja të kaluarën, për këtë qëndrova tek Chelsea”, deklaroi Morata./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

