Rrezik për grusht shteti nga tifozët serbë, klubi moldav mbyll dyert e stadiumit në Conference League
Një ndeshje e Conference League do të luhet me dyer të mbyllura, për shkak se ekziston frika nga agjentët pro rusë që mund të depërtojnë në turmë dhe të shkaktojnë grusht shteti.
Bëhet fjalë për duelin e Sheriff Tiraspol me ekipin serb Partizan i Beogradit, të cilët në fakt shquhen për episode të shpeshta të dhunës, por dhe për faktin që mbështesin hapur Putinin.
Federata e Futbollit të Moldavisë është udhëzuar të sigurojë që ndeshja kundër ekipit serb të luhet pa tifozë pasi paraqet “rrezik real” për shtetin. Sherifi luan ndeshjet në provincën e shkëputur të Transnistrisë, e cila ka një qeveri kukull të mbështetur nga Kremlini dhe kufizohet me Ukrainën.
Federata e Futbollit të Moldavisë mori sot një letër nga shërbimet e sigurisë së vendit përpara ndeshjes të së enjtes në Ligën e Konferencës, duke paralajmëruar se agjentë pro-rusë mund të hyjnë në vend të maskuar si ultrasit famëkeq të Partizanit. /R.Lika-Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

