Rrumbullaku: S’kemi diferencë me Qarabagun, besojmë te kualifikimi (VIDEO)
Kukësi nesër do të luajë ndaj Qarabagut ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi dueli i parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Pak pas mbërritjes në Azerbajxhan, Simon Rrumbullaku ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit verilindor, ku shprehet optimist dhe beson në një kualifikim të mëtejshëm të verilindorëve.
“Ishte një udhëtim shumë i gjatë dhe i lodhshëm por tani jemi këtu, dhe jemi akomoduar në një hotel shumë të mirë. Klima është e mirë, do pushojmë pasi më vonë kemi stërvitje si dhe do përgatitemi për ndeshjen e nesërme. Unë sikurse edhe grupi, në gjithë këto ndeshje deri tani kemi dhënë maksimumin dhe kështu do vazhdojë edhe nesër dhe besojmë se do arrijmë qëllimin që është kualifikimi.
Me ndeshjen e parë që u zhvillua kundër Qarabagut pamë që nuk kishim ndonjë diferencë të madhe me këtë ekip. Sigurisht që kjo skuadër ka lojtarë me cilësi dhe nivel shumë të lartë profesional, por edhe ne kemi treguar vlerat tona dhe besoj që kemi shumë mundësi të kualifikohemi dhe do japim maksimumin që të arrijmë kualifikimin.
Rëndësi ka që të mos pësojmë gol, mendoj që do na jepet mundësia që të shënojmë një gol që mund të na japi kualifikimin. Ne duhet te tregohemi të kujdesshëm ashtu si me Valetën, që na dha kualifikimin. U përballem edhe me Ansi Agollin që është një lojtar shumë i mirë. I uroj suksese por besoj që ne do kualifikohemi”, deklaroi Rrumbullaku.
KOHA JONË SONDAZH

