Rumenige paralajmëron: Vetëm Bajerni mund ta mundë Realin

Dy javë më parë, Bajerni i Mynihut fitoi Bundesligën ndaj Augsburg, ndërkohë që të martën në mbrëmje siguroi finalen e Kupës së Gjermanisë. Tashmë objektivi kryesor i klubit bavarez është Liga e Kampionëve dhe gjysmëfinalja e tij kundër Real Madridit, është çelësi për të mbajtur gjallë shpresat për të marrë tripletën e dytë në historinë e klubit.

Në një deklaratë për të përditshmen Bild, Karl-Heinz Rumenige, CEO i Bajernit, ishte shumë i sigurt për duelin ndaj spanjollëve, kur u shpreh: “Duhet të qëndrojmë të fokusuar deri të mërkurën, pasi do të luajmë në Champions. Nëse ka një ekip të njëjtë dhe mjetet për ta mundur Realin, është Bajerni.

Rezultati 2-6 kundër Bajer Leverkusen, të martën ishte “një demonstrim i cilësisë së futbollit” , sipas ish-futbollistët të njohur. Të mërkurën e ardhme, Real Madrid do të vizitojë “Allianz Arena”, ndërkohë që një javë më vonë, të martën do ta presë në kryeqytetin spanjoll. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?