Rummenigge: PSG dhe City kanë prishur merkaton e futbollistëve në Europë

Shefi i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se Manchester City dhe PSG kanë shkaktuar inflacion në futboll me merkato e tyre të çmendur në vitet e fundit. City ka investuar mbi 200 mln euro për skuadrën gjatë verës së kaluar, duke fituar titullin kampion. Ndërkohë Bayern ka mbetur një klub me investime modeste në merkato dhe Rummenigge fajëson dy klubet për rritjen e madhe të çmimeve.

“Guardiola tha se kishte planifikuar ë blinte disa lojtarë të tjerë por më pas ka ndryshuar mendjen pasi nuk do të bëhet pjesë e kësaj çmendurie. U befasova në fillim, por më pas thash se do të ishte e mrekullueshme po të ishte e vërtetë.

City dhe PSG kanë prishur tregun global me inflacionet e tyre. Jo Real Madrid, që nuk ka shpenzuar fare këto vite, që vërteton se nuk ke pse bëhesh pjesë e çmendurisë për të fituar Champions League. Edhe ne atë rrugë ndjekim”, deklaroi drejtuesi i lart bavarez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?