FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia me robotë para Kampionatit Botëror, 11 terroristë të vdekur nga aksionet ushtarake

Rusia ka ashpërsuar masat ndaj grupeve terroriste në rajonin e Dagestanit, para kampionatit botëror Rusia 2018.

Në pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, forcat elitare ruse shihen teksa i afrohen një vendi ku janë të strehuar dhe veprojnë xhihadistë islamikë, të cilët ishin të stacionuar pranë kufirit me Gjeorgjinë.

Përveç forcave ushtarake, rusët kanë përdorur edhe robotë për të sulmuar terroristët brenda disa ndërtesave, në mënyrë që të mos rrezikohen trupat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas sulmit, në strehimin e tyre u gjetën armë e pajisje të tjera, duke përfshirë edhe një flamur i zi i ISIS’it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Videoja tregon momentet e sulmit kur terroristët u përballën me zjarr nga mjetet e blinduara të ushtrisë dhe robotit, të cilët arritën t’i eliminonin ata.

Rusia përballet me terrorizëm dhe ekstremizëm islamik që shumë vite në disa rajone të ndryshme, ndërsa shteti ka identifikuar terrorizmin si rrezikun më të madh për mbarëvajtjen e kampionatit botëror që fillon më 14 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?