Rusia rinovon kontratën e Çerçesovit

Trajneri rus, Stanislav Çerçesov rinovoi edhe për dy vjet kontratën e tij me Rusinë, skuadër të cilën e çoi deri në çerekfinalet e Botërorit.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ruse të Futbollit ka miratuar rinovimin e kontratës së Çerçesov pas një mbledhjeje ku u bë bilanci i Kupës së Botës.

Sipas Interfax, kontrata e re 2-vjeçare ka dhe një opsion zgjatjeje edhe për dy vite të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën drejtimin e Çerçesov, Rusia i tejkaloi pritshmëritë duke arritur në çerekfinale të Kupës së Botës. Ky ishte Botërori më i mirë i Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?