FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadiku: Lugano është shtëpia ime, për dy javë jam gati

Ai është kthyer sërish! Armando Sadiku do të rikthehet që të luajë sërish në Superligën e Zvicrës. Futbollisti i kombëtares sonë ka pranuar që të huazohet deri në fund të sezonit te skuadra e Luganos, për herë të tretë në karrierën e tij.

Dy herët e para mbahen mend mirë në Zvicër. Në 2016, Sadiku shënoi 7 gola për Vaduzin, pasi u huazua nga skuadra e Zurich. Në 2017, ai u huazua sërish te skuadra e Luganos, duke gjetur rrugën e rrjetës 9 herë në 16 ndeshje, duke dërguar ekipin e tij në Europa League. Këtë herë ai do të huazohet nga Levante, ndërkohë që ka dhënë dhe një intervistë për gazetën e madhe zvicerane “Blick.ch”. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Lugano është shtëpia ime. Ma bën më të thjeshtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Sadikun, kthimit në Zvicër, mund të jetë një fillim i ri, pasi ai nuk luan që nga muaji gusht për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Gjithsesi ai tashmë e ka kaluar dëmtimin, duke synuar që të jetë sërish protagonist. “Shumë shpejt do të jem shumë mirë. Kam nisur periudhën e rikuperimit prej 6 muaj e gjysmë. Do më duhen edhe dy-tre javë për të qenë plotësisht i gatshëm për të luajtur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të mërkurën në ndeshjen e ndeshjes kundër Thun, sulmuesi shqiptar është gati për t’u bërë protagonist. “Ndoshta mund t’u bëj humor për disa minuta”. Sadiku kërkon që të rikthehet në formën më të mirë të mundshme te Lugano dhe më pas të kthehet sërish në Spanjë. Në parim duket një plan i zgjuar, pasi te Levante, ai nuk ka pasur një vend në formacionin bazë para dëmtimit të rëndë. Rikthimit në fushat e blerta do të ishte një lajm fantastik edhe për trajnerin Christian Panucci, i cili ka nevojë për një sulmues goli për ndeshjet eliminatore të Europianit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?