Sadiku: Nuk do të jemi gati, nëse nuk stërvitemi të gjithë se bashku!

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është shprehur tepër i lumtur për rifillimin e stërvitjes, pas një kohe të gjatë pushimi, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një rrëfim për mediat spanjolle, bomberi shqiptar tregon se është e domosdoshme që skuadra të stërvitet e gjitha bashkë, pasi në të kundërt është e vështirë të jesh gati për rinisjen.

“Ne jemi shumë të lumtur në stërvitje në grupe me dhjetë lojtarë. Po punojmë shumë mirë. Më në fund kemi kolegët pranë nesh. Ne kemi shumë argumente për ta çuar përpara misionin tonë. Trajneri po jep detaje se si të luajmë, si të qasemi në një ndeshje. Po përgatitemi për ndeshjen e radhës.

Shpresoj që në ditët e ardhshme të stërvitemi të gjithë së bashku sepse nëse nuk stërvitemi së bashku, ne nuk do të jemi gati për të filluar. Unë mendoj se javën tjetër do të stërvitet i gjithë ekipi së  bashku dhe do të jemi gati për ndeshjen e pare”, u shpreh Sadiku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?