Salah bëhet mit, Arabia Saudite i dhuron tokë në Mekë

Padyshim Mohamed Salah është lojtari i momentit në botë, duke kaluar madje edhe Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Zëvendës kryetari i komunës në Mekë, Fahd Al-Rouky, njofton se planifikon t’i dhurojë futbollistit egjiptian Mohamed Salah një copë tokë në Mekë, si shenjë për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premier League”.

Salah, i cili i ka shënuar 43 gola dhe i ka dhuruar 15 asiste për Liverpulin në të gjitha garat deri tani këtë sezon, të hënën u shpall lojtari më i mirë për sezonin 2017-18 në Premier League. Al-Rouky thotë se ekzistojnë disa opsione për t’ia dhënë dhuratën Salah.

“Ekzistojnë disa opsione sa i përket dhënies së një cope tokë Salah-ut. Kjo do të vendoset nga kapiteni Mohamed Salah dhe sistemi saudit. Nëse sistemi saudit lejon që toka në Mekë të jetë në pronësi të Salahut, atëherë atij do t’ia dhurojmë një copë tokë në Mekën e shenjtë pranë xhamisë Al-Haram. Opsioni tjetër do të jetë ta ndërtojmë një xhami në këtë tokë në emër të tij. Dhe opsioni i tretë është ta shesim tokën dhe t’ia japim paratë Salah, nëse ai pranon”, – ka shpjeguar Al-Rouky.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roëky ka theksuar se ky gjest po bëhet në shenja mirënjohjeje për Salah dhe sjelljet e tij që meritojnë lëvdata, duke shtuar se “faraoni” egjiptian është dërgues i mrekullueshëm i islamit në Britani të Madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?