FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah drejt largimit, Liverpuli gjen pasuesin e tij në Francë

Mohamed Salah është futbollisti i momentit në Evropë dhe jo vetëm. Sulmuesi egjiptian ka qenë protagonist këtë sezon si në Premier Ligë ashtu edhe në Champions League. Për këtë arsye gjatë verës parashikohet që të ketë një dyndje ofertash nga klubet e mëdha.

Një nga të dhënat për largimin e tij të mundshëm është se Liverpuli e ka gjetur pasuesin e tij: Nabil Fekir. Mediat franceze shkruajnë se akordi për transferimin e tij është mbyllur për shifrën e 70 milionë euro.

24-vjeçari ka nënshkruar një sezon të suksesshëm te Lioni, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Çelsi dhe Atletiko, por Liverpuli është treguar më i shkathët. Fekir ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në 28 ndeshje në kampionatin francez. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?