Salah, i preferuari i dytë në baste për të fituar “Topin e Artë”

Mohamed Salah me performancën e tij të shkëlqyer kundër Romës në Ligën e Kampionëve, ka vendosur emrin e tij në listën e fituesve të mundshëm të “Topit të Artë”. Kompanitë e basteve gjithsesi favorizojnë Kristiano Ronaldon, me një koeficient 2.63, ndërkohë që ylli egjiptian për momentin ka koeficientin 2.75.

Shfaqja spektakolare e Salah në fitoren 5-2 të Liverpulit kundër Romës në “Anfield”, duke shënuar dy gola dhe dhënë dy asist e bën atë një ndër lojtarët që shihet si pretendenti kryesor për trofeun më të rëndësishëm individual.

Megjithatë, në vitin e Kupës Botërore, fituesi i Kupës së Botës zakonisht merr të gjitha të drejtat për të fituar “Topin e Artë”. Në vendin e tretë bastexhinjtë kanë vendosur Mesin me koeficientin 5.00, ndërkohë që Nejmar është shumë më lart 15.00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhorxh Elek, zëdhënës i platformës “Oddschecker”, i cili kontrollon lëvizjet e koeficienteve të basteve tha se Salah ka pasur një sezon “sensacional”, por ndeshja kundër Romës ishte si “qershia mbi tortë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Meqenëse Topi i Artë është një konkurs gjatë gjithë vitit, Mesi do të ketë nevojë për një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës për të shtuar shanset”, ka thënë ai. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?