FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah: I Uroj fat Romës, por do të shkojmë ne në finale

​Mohamed  Salah beson se Liverpuli do të shkojë në finalen e të Champions League, por i ka uruar fat gjithashtu Romës, me të cilën është zhvilluar për dy sezone. Egjiptiani është i sigurt se gjysmëfinalja në Champions League kundër Romës do të jetë “shumë emocionuese”.

“Do të jetë shumë emocionuese, do të përballem me Romën për herë të parë (pas largimit). Kam luajtur atje për dy vite, kam qenë shumë i lumtur dhe kam pas marrëdhënie shumë të mira me tifozët. Jam shumë i lumtur që do të kthehem atje, i dua tifozët dhe ata më duan gjithashtu. Shpresoj të fitojmë, por gjithashtu i uroi gjithë të mirat Romës”, theksoi mes tjerash futbollisti i momentit në Angli, i cili ka shënuar 40 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?