FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah me këmbë dhe zemër të artë, dhuron mbi gjysmë milion euro në një spital

Muhamed Salah është një ndër futbollistët më të spikatur në këtë sezon në Premier League dhe jo vetëm. Ylli egjiptian është shënuesi më i mirë në Premier League me 24 gola, por ai ka edhe një zemër të madhe. Egjiptiani ka dhuruar 560 mijë euro për një spital në Kairo për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda si kancer.

Sajti ‘King Fut’ raporton se fëmijët e kanë idhull 25-vjeçarin. Ky është gjesti i dytë, teksa në fillim të vitit,Salah i dhuroi fanellën të riut Mohamed Abdel-Karim asi ai kishte shkruar në një fanellë emrin e tij, ndërkohë që ka dhuruar 30 mijë euro për një institucion të të moshuarve në Egjipt. /Koha Jon/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?