FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah: Mos më krahasoni me Ronaldon dhe Messin!

Liverpool i duhet 1 pikë për të siguruar kualifikim në Ligën e Kampioneve ndërsa përpara ka dhe finalen e trofeut më prestigjioz në Europë.

Por Salah me shokë, të cilët kanë tri ndeshje radhazi pa fituar në kampionat, natyrisht që nuk do të luajnë për barazim.

Egjiptiani, autor i 31 golave këtë sezon në Premier Ligë, shpreson që të zhbllokohet dhe ndihmojë skuadrën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një interviste për kanalin televiziv egjiptian, “ON E”, sulmuesi përpiqet të largojë presionin e krahasimit me Mesin dhe Ronaldon dhe garën e tyre për “Këpucën dhe Topin e Artë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk dua të them që jam i lumtur me këto krahasime. Secili prej tyre ka qenë në nivel të lartë për 10-11 vite. Unë duhet të ruaj nivelet e larta për shumë sezone. Shpresoj ta bëj këtë. Ata janë futbollistë të shkëlqyer. Se cili është më i miri në histori, unë nuk e di. Por do t’ju them që ata më kanë frymë- zuar kur kam qenë i ri dhe i kam admiruar. Zidane, Ronaldo dhe Totti janë ata që më kanë pëlqyer më shumë. I kam admiruar teksa i shikoja. Unë nuk kam parë Maradonën apo Pelenë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?