FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah prezanton uniformën e re të Liverpulit, i dërgon një sinjal Realit

Mohamed Salah është pa dyshim sulmuesi i momentit në Europë, rivali i drejtpërdrejtë i Lionel Messit në garën për Këpucën e Artë. Egjiptiani ka shënuar 30 gola në Premier League me “The Reds” kundrejt 29 të “yllit” Argjentinas.

Këtë të enjte Liverpuli u ka dërguar një mesazh të qartë atyre që lakmojnë “yllin” Mohamed Salah. Klubi anglez ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm dhe, si në videon promocionale, të postuar në rrjetet sociale, edhe në imazhet e shpërndara, sulmuesi egjiptian është një nga protagonistët. Mesa duket, Salah do të mbetet pjesë e Liverpul bashkë me Firmino, Mane, Henderson, Lallana apo Van Dijk, që reklamojnë fanellën e re të “Reds”.

Pavarësisht këtë fakti, vështirë se Reali do të heq dorë në synimet për të afruar 26-vjeçarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?