Salah zbulon se çfarë ka biseduar me lojtarët e Romës para shortit
Mohamed Salah është një ndër futbollistët më në formë në Europë. Sulmuesi egjiptian po bën një sezon fantastik në Angli, ndërkohë që në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve i duhet të përballet me ish-skuadrën e tij, Romën.
Në një intervistë për “CNN”, sulmuesi ka treguar se çfarë ka biseduar me ish-shokët e tij disa ditë para se të hidhej shorti.
“Kam folur me disa nga ish-shokët e skuadrës te Roma para shortit. Të gjithë më kanë thënë se nuk donin të ndesheshin me Liverpulin. Do të jetë bukur të kthehem në Romë. Është klubi im i vjetër dhe i adhuroj tifozët verdhekuq. Ata më duan ende dhe kam raporte shumë të mira me pjesën më të madhe të skuadrës. Kam kujtime të bukura. Toti? Një person i pabesueshëm. Liverpuli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Gjithçka mund të ndodhë. Janë edhe dy ndeshje para hapit final”, ka thënë sulmuesi egjiptian.
KOHA JONË SONDAZH

