Salihi “tradhton” Skënderbeun: Shpresoj që ta fitojë Kukësi titullin sezonin e ardhshëm!

Hamdi Salihi ka luajtur për dy sezone me ekipin e Skënderbeut, ndërkohë q u bë i famshëm sezonin e kaluar me grisjen e kartonit para syve të gjyqtarit Enea Jorgji në Kukës. Duket disi e habitshme, por tashmë sulmuesi shkodran është një tifoz i ekipit verilindor. Në një intervistë të dhënë për portalin austriak, “Sport Krone”, Salihi ka komentuar paraqitjet e Peter Pakult në Shqipëri, duke uruar që shumë shpejt ai të jetë kampioni i Superiores, pasi skuadra e tij dhuron futbollin më të mirë, edhe pse është në vendin e dytë të kampionatit.

“I ndjek ndeshjet e kampionatit shqiptar thuajse çdo javë dhe lexoj shumë për të. Jam i lumtur që Kukësi po luan një sezon shumë të mirë dhe është aktualisht skuadra më e mirë e kampionatit. Edhe pse janë në vendin e dytë, ata luajnë futbollin më të mirë në Shqipëri. Unë jam i lumtur që Pakult ishte i aftë të integronte shpejt idetë e tij për lojën në skuadër dhe në kampionat.

Mendoj se nuk e kishte të lehtë, por ka marrë vendimin e duhur. Uroj që të shpallet kampion dhe që skuadra e tij të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta. Për mua, ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha bomberi shkodran.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?