Sampdoria prezanton Ronaldon duke kopjuar Juventusin

Cristiano nuk do të jetë i vetmi Ronaldo që do të zbarkojë në kampionatin italian. Edhe Sampdoria ka zyrtarizuar Ronaldo Viera, mesfushor i ardhur nga skuadra e Leeds.

Klubi italian ka përdorur të njëjtën grafikë si në prezantimin e Cr7 nga Juventusi disa ditë më parë. Në profilin e tyre zyrtar në Twitter në versionin anglsht, Sampdoria ka përdorur të njëjtën foto, të Ronaldos me sfondin bardhezi. I vetmi dallim është te ngjyrat e Sampdorias, në pjesën fundore.

Me siguri që edh te Jvuentus e kanë “duartrokitur” këtë prezantim që është pëlqyer nga fansat e klubit nga Xhenoa. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?