FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sancho snobon United, drejt rinovimit me Dortmundin

Manchester United, Chelsea dhe Juventusi prej kohësh kanë shprehur interes për Jadon Sanchon të Borussia Dortmund. Klubi verdhezi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e talentit anglez, prandaj ka përgatitur një kontratë të re me një pagë faraonike për të blinduar Jadon Sanchon.

Verdhezinjtë po mendojnë për një marrëveshje të re me 20-vjeçarin që do të zgjasë deri në verën e vitit 2023 me Sanchon që nga 6 milionë euro që fiton aktualisht me Dortmundin nga kontrata e re do të përfitojë plot 10 milionë euro.

Me shumë mundësi talenti i kombëtares angleze të firmosë duke lënë thatë Manchester United dhe Chelsea-n që po shtynë fort për një rikthim të Sanchos në vendlindje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?