FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri dhe Higuain ribashkohen… tek Çelsi në Angli

Mauricio Sarrin dhe Gonzalo Higuain mund t’i rishohim sërish së bashku, por sigurisht që jo te Juventusi. “Tuttosport” shkruan se nëse Çelsi merr trajnerin e Napolit, mund të kërkojë edhe bomberin e Juves.

Trajneri raportohet se është pranë një transferimi në Stamford Bridge këtë verë dhe ka një klauzolë lirimi 8 milionë euro në kontratën e tij. Sipas gazetës torineze, nëse Sarri ulet në stolin e Bluve, ai do të kërkojë ribashkimin me Higuain.

Edhe pasi Pipita shkoi tek Juventus, respekti dhe admirimi ka mbetur edhe pas divorcit, me Higuain që është shprehur se do të kishte dëshirë të punonte sërish me Sarri-n. Në sezonin e tij të fundit te Napoli, Higuain ka vendosur një rekord historik në Serie A me 36 gola në 35 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?