FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sarri drejt largimit, Hysajn sezonin e ardhshëm e stërvit Ançeloti?

Napoli në sezonin e ardhshëm duket se nuk do të jetë më nën drejtimin e Mauricio Sarrit, edhe pse i ka dërguar një ofertë të re me 3.5 milionë euro për sezon, nga 1.4 milionë euro, dhe zgjerimi i bashkëpunimit deri në vitin 2021, nuk ka asnjë siguri që ai të jetë në krye. Megjithatë, klubi nuk mund të gjendet i papërgatitur në rast të një refuzimi të mundshëm, gjithashtu, sepse në këtë periudhë të gjithë trajnerët në Europë po lëvizin.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, një ide e çmendur ka zënë vend në mendjen e De Laurentis dhe ai është Karlo Ançeloti. I shkarkuar në shtator nga Bajerni, strategu italian ka refuzuar stolin e ekipit kombëtar italian për ta vënë veten përsëri në provë me një klub.

Tani jemi vetëm në një fazë të hershme të studimit, por është e pamohueshme që, nëse Sarri do të largohej nga Napoli, nuk do të kishte trajner më të mirë se Karlo Ançeloti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?