Sarri e nis me një premtim të madh: Do ndërtoj një ekip që do ju argëtojë!
Maurizio Sarri është prezantuar te skuadra e Chelsea-t, duke folur për herë të parë për aventurën e re. Strategu italian ka bërë një premtim të madh që në fillim.
“Është një nder të jem në Londër, të jem trajneri i Chelsea. E di që do të jetë e vështirë, pasi ky është kampionati më i vështirë në botë, është më i komplikuar se Seria A, por dua që në fushë të imponoj lojën time
Është e qartë se ne duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë, por të shohim se si do të evoluojë merkato ditët në vijim. Unë jam një trajner në fushë dhe jo një menaxher, jam një trajner që mërzitem nga merkato. Unë kam për detyrë të rris futboll dhe të ndërtoj një skuadër që do ju argëtojë, edhe pse Premier League është më i vështirë se Seria A”, u shpreh Maurizio Sarri.
KOHA JONË SONDAZH

