Sarri: Gabimi i Kepa-s ishte i rëndë, por nuk do ta “vrasim”
Trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri ka thënë se nuk do ta “vrasë” portieri Kepa Arrizabalaga, por nuk ka vendosur ende nëse spanjolli do të jetë titullar ndaj Tottenham të mërkurën në mbrëmje.
24-vjeçari ka kërkuar falje dhe u dënua me një javë rrogë, pasi refuzoi që të zëvendësohej në finalen e “Carabao Cup” ndaj Manchester City-it.
“Duhet të vendos, ndoshta po dhe ndoshta jo. Ai bëri një gabim të madh, po për mua ka mbaruar. Kam folur me portierin Kepa, më pas folëm, sepse ai i kërkoi falje të gjithë stafit, por nuk është e mjaftueshme.
Mendoj se bëri një gabim të rëndë, por duhet të jemi më të madhej. Nuk duhet që ta ‘vrasim atë’. Sa i përket aktivizimit të mundshëm ndaj Totenham, do të jetë vendim i grupit, i të gjithë futbollistëve”, deklaroi trajneri italian.
Kepa u transferua këtë verë për 71 milionë paund, por u bë protagonist në fundjavë për shkak se refuzoi të zëvendësohej me shokun e tij Ëilly Caballero, para ruletës së penalltive.
Më pas Sarri është pyetur nëse ka mbështetjen e futbollistëve të tjerë, teksa përgjigja e tij ka qenë: “Po”. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

