Sarri i përgjigjet presidentit të Napolit: Nuk më vjen keq për të, por për tifozët

Barazimi kundër Torino i ka dhënë fund ëndrrës së madhe për të fituar titullin në Seria A për Napolin. Trajneri Mauricio Sarri pas ndeshjes ka thumbuar presidentin.

“Nuk dua t’i përgjigjem De Laurentis. Nëse ai është mërzitur më vjen keq, por jo shumë keq. Unë kam kërkuar gjithmonë maksimumin nga ekipi dhe kam dhënë gjithçka nga vetja. Nëse do të largohemi nga Napoli nuk do të jetë prej fjalëve të presidentit. E ardhmja në Anglia? Anglishten e kam studiuar shumë vite më parë kur punoja në bankë. Por tani kjo nuk ka rëndësi.

Falënderoj De Laurentis që më dha mundësinë të drejtoja ekipin me të cilin kam qenë tifozë që në fëmijëri, prandaj nuk dua të merrem me atë që tha ai. Kam 50 mijë tifozë që më duan, nuk dua ta prish atmosferën. Për ta jam i mërzitur, por jo shumë për presidentin”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?