Sarri: Juvja pa mua festoi vendin e katërt, Ronaldo i vështirë për t’u menaxhuar!
Pas një viti pushim, Maurizio Sarri do të rikthehet sërish në krye të detyrës, por tashmë për të udhëhequr Lazion. Ish-trajneri i Chelsea, Napolit dhe Empolit, është rikthyer që të flasë për aventurën te Juventusi dhe për menaxhimin e Ronaldos.
“Titulli me Juven u mor si i mirëqenë jashtë dhe fatkeqësisht edhe brenda vetë klubit. Ne as nuk e festuam atë, të gjithë shkuan për darkë vetë. Ndoshta ky ishte viti i duhur për të shkuar te Juve, duke pasur parasysh që ata festuan për vendin e katërt.
Menaxhimi i tij nuk është i thjeshtë. Ronaldo është një shumëkombësh, që ka interesa personale, të cilat duhet të përputhen me ato të ekipit. Sigurisht që është një lojtar i vështirë për t’u menaxhuar. Sinqerisht, unë e konsideroj veten më të mirë në të qenit trajner dhe jo menaxher, gjë që nuk më pëlqen. Kjo nuk më mërzit, sepse argëtohem më shumë në fushë”, deklaroi Ronaldo
KOHA JONË SONDAZH

