Sarri: Nuk dua t’ia di për Interin, dua të mendojmë vetëm për Spal-in
Juventus është gati për duelin e radhës në kampionat ndaj Spal, të vledshme për javën e 25-të. Skuadra e Di Biagio-s është e fundit në renditje, teksa është pengesa e fundit para duelit në Champions kundër Lyon-it.
“Për momentin mendojmë vetëm për Spal, të dielën do të fillojmë të mendojmë për Interin. Duhet të përgatitemi vetëm për duelin e radhës. Në këtë ndeshje do të luajë formacioni më i mirë. Nuk e di nëse do të jetë Buffon në fushë, do ta vendos para ndeshjes.
Higuain ndjen dhimbje, ndërkohë që Pjanic është më mirë. Chiellini është shumë mirë. Është në hapat e fundit për të qenë 100% gati. Nesër në fushë do të zbresë ekipi më i mirë i mundshëm. Moduli i lojës? Varet nga lojtarët që kemi në dispozicion. Besoj se 4-3-3. Në pjesën defensive nuk do të ketë ndryshime.
Nuk dua t’ia di për javën e ardhshme dhe për lojtarët që mund të mungojnë ndaj Interit nëse ndëshkohen me kartonë. Fokusi i plotë duhet të jetë te ndeshja nesër ndaj Spal. Dua t’i marrim ndeshjet një e nga një”, deklaroi Sarri. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

