Sekreti i formës fantastike të Ronaldos është një … kuzhinier italian
Pas formës së shkëlqyer fizike të Cristiano Ronaldos, muskujve të skalitur, nuk ka jo vetëm stërvitje, por edhe një dietë e ndjekur me përpikmëri. Për disa muaj me radhë, Giorgio Barone e ka ndihmuar me ushqimin. Në të kaluarën shef i kuzhinës ka ndihmuar edhe yje të tjerë si Alberto Aquilani, Massimo Ambrosini apo Kevin-Prince Boaten.
Barone qëndron gjithmonë pas portugezit dhe familjes së tij. Ai njihet jo vetëm për aftësitë e tij në kuzhinë, por edhe për përshtatjen që ka me personazhet e njohur. Sipas gazetës “Marca”, Barone është parë shpesh herë në Torino, madje edhe në jahtin e portugezit.
Ata që e njohin vlerësojnë klasën e tij në kuzhinë dhe vëmendjen e madhe në përzgjedhjen e lëndëve të para, gjithmonë bazuar në nevojat e klientëve të tij. CR7 nuk është një klient i zakonshëm, pasi është shumë i përpiktë në nevojat e tij. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

