Serbi Raçiç shpëton Partizanin, Tirana rikthehet në “valle”
Dy ekipet kryeqytetase kanë fituar minimalisht ndeshjet e javës së 29-të, por gjithsesi morën tre pikë dhe ajo që ka më tepër rëndësi është fakti sesi të kuqtë, ashtu edhe bardheblutë e shohin veten, në garë për titull. Skënderbeu kryesues para ndeshjeve të javës së 29-të humbi 1-0 në Laç, duke u dhënë shansin ndjekësve më të afërt të afrohen. Kukësi fitoi thellësisht në Elbasan 4-0 dhe mori kryesimin e kampionatit, duke u ngjitur një pikë para Skënderbeut. Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 me Teutën, por në fund të klasifikimit durrsakët nuke shohin veten aq të kërcënuar pas humbjes, për faktin se humbën si Elbasani, ashtu edhe Apolonia.
Partizani-Apolonia 1-0
Sulmuesi serb Stefan Raçiç shpëton Partizanin nga një surprizë e pakëndshme në “Qemal Stafa”, teksa shënoi golin e fitores ndaj Apolonisë, duke i afruar të kuqtë edhe më shumë me kreun e klasifikimit. Formacioni i Artan Mërgjyshit bëri gjithçka për të marrë qoftë një pikë nga kjo transfertë e vështirë, por në fund iu gëzuan vetëm lojës së bukur, pasi distanca me Teutën mbeti e pandryshuar edhe pas kësaj jave. Në formacionin titullar të kuqve mungonin për arsye fizike Mazrekaj, Vila dhe Trashi, ndërsa Ibrahimi u aktivizua në krahun e djathë në vend të Fejzullahut. Në krahun tjetër Mërgjyshi kishte aktivizuar në vijën e parë të sulmit serbin Rajkoviç, i vetmi që nuk u përjashtua pas incidentit me flamurin dhe mbështetej nga Uzuni, Ribaj dhe Fili. Pas shumë përjekjeve, goli i të kuqve do të vinte në minutën e 71’, teksa Stefan Raçiç, i cili përfitoi nga një devijim i mbrojtjes pas tentativës së Mazrekaj, për ta dërguar me qetësi topin në rrjetë. Në minutat e mbetura skuadra e Duros u fokusua më shumë në aspektin mbrojtës, pasi Apolonia me Fili, Uzuni dhe Ribaj shfaqej gjithmonë rrezikshëm kur dilte në gjysmëfushën e të kuqve. Partizani mbetet në vendin e tretë, por pas javës së 29-të, vetëm dy pikë më pak se Kukësi kryesues dhe një më pak se Skënderbeu.
Flamurtari-Tirana 1-2
Tirana nuk e humbi rastin për t’u afruar me kreun duke fituar 2-1 ndaj Flamurtarit, për herë të parë në Vlorë pas 3 vjetësh. Golat e Muçës dhe Bushiç i dhanë tre pikët bardhebluve në një ndeshje të dominuar nga ana e tyre. Përballë një Flamurtari të zhveshur nga objektivat, Tirana kërkonte maksimumin në Vlorë dhe ndeshja nisi menjëherë në mënyrën e duhur për ekipin e Maganit, që kaloi përpara që në të minutën e 2-të me anë të golit të Muçës. Pjesa e dytë nisi ashtu si e para me gol, vetëm se këtë herë ishte Flamurtari që shënoi me Bregun, që shfrytëzoi një pasim të Duval dhe një gabim të Kërçikut. Barazimi i shifrave megjithatë nuk e uli ritmin e Tiranës. Muzaka që brenda dy minutash iu afrua sërish epërsisë. Atë që nuk bëri Muzaka e bëri blerja më e përfolur e Tiranës këtë verë, Bushiç që në të 57’ riktheu avantazhin e kryeqytetasve. Në të 86’ debutoi dhe 18-vjeçari Halili, djali i presidentit bardheblu, Refik Halili. Tirana me këtë fitore tashmë ndodhet 4 pikë larg kreut.
KOHA JONË SONDAZH

