Serbia mbyll çështjen e huliganit “Bogdanov”: Hyri për të qetësuar gjakrat! (Foto)

Një vendim gjykate i marrë në formë të prerë e cilëson të pafajshëm huliganin Ivan Bogdanov, që hyri në fushë dhe krijoi incidente në ndeshjen eliminatore mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ndeshja e luajtur në Beograd, më 14 tetor të vitit të shkuar, e vlefshme për eleminatoret e “France 2016” u ndërpre pas 41 minutave lojë për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë. Një ngjarje e cila vazhdon të bëjë jehonë edhe përveç kësaj, ka ndezur edhe një luftë juridike e cila brenda disa ditësh do të mbyllë përfundimisht në Kas, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Por më interesante është se Gjykata ka lënë të “lirë” Ivan Bogdanov, ultrasin e Crvena Zvezdës, lider i grupimit “Delije”, duke mos e konsideruar shkelje futjen e tij në fushë, bashkë me disa të tjerë. Kanë mjaftuar dy dëshmi të dy policëve që ndodheshin atë natë, për të hequr çdo dyshim dhe në mënyrë të turpshme të shpallin jo-fajtor Bogdanov… “Atë mbrëmje, Bogdanov u fut në fushë dhe në fillim menduam se do të shkaktonte trazira, por kur e pamë të fliste me policinë, rojet e sigurisë dhe futbollistët, duke qetësuar të gjithë dhe duke i kërkuar tifozëve të ktheheshin në tribuna dhe të mos qëndronin aty, kuptuam se kishte hyrë për të kthyer gjithçka në normalitet dhe për të qetësuar gjakrat”. Një dëshmi e cila ka qenë thuajse e ngjashme me atë të vetë tifozit, i cili ka deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte të shkaktonte trazira dhe të prishte punë, por të mundohej të shmangte kaosin që ishte krijuar, duke qenë më pranë tifozerisë vendase. Deri në 5 vjet burg rrezikonte Bogdanov, sipas procesverbalit dhe në sajë të faktit se ishte përsëritës i incidenteve. Ai nuk u fut fare në fushë në ndeshjen e katër viteve më parë Itali-Serbi, por krijoi incidente duke djegur flamurin shqiptar dhe më pas u prangos e u dënua me burg. Ndeshja iu dhanga UEFA Italisë në tavolinë, 3-0. E kundërta ndodhi me ndeshjen ndaj Shqipërisë. I vihet “kapak” kësaj historie të shëmtuar me Bogdanov, të cilin tifozët kuqezi nuk u mbetet gjë tjetër veçse ta fitojnë në ndeshjen që do të luhet në Shqipëri, ndaj Serbisë, që të futet sërish në fushë për të qetësuar gjakrat dhe gjykatat serbe le të vendosin  ç’të duan me të.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?