Serxhio Ramos bën një deklaratë të habitshme për Iniestën

Andres Iniesta në fund të këtij sezoni do largohet nga ekipi i Barcelonës. Një ndër futbollistët më të mirë të viteve të fundit, me shumë mundësi do të vijojë aventurën e tij në Kinë. Mesfushori që fitoi gjithçka në karrierën e tij po lë pas një trashëgimi të madhe, por edhe një peng, atë të mos fitimit të Topit të Artë. Për këtë ka folur edhe Serxhio Ramos.

Kapiteni i Spanjës beson se në qoftë se Iniesta do ishte brazilian ai do e kishte fituar me kohë trofeun prestigjioz.

“Nëse Andres do të quhej Andresinho, ai do të kishte fituar dy Topa të Artë,” shprehet Ramos duke sugjeruar se Iniesta po të ishte brazilian do ta kishte më të lehtë. Ai ka qenë mes tre më të mirëve në 2010 dhe 2012, me shumë tifozë që besojnë se goli që i dha Kupën e Botës Spanjës në Afrikën e Jugut duhet të meritonte Topin e Artë, vlerësim që u mor në atë kohë nga Mesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?