Sevija rigjen ritmin e duhur me Montelën, mund Las Palmas (VIDEO)

Sevija është në rrugën e duhur nën drejtimin e trajnerit italian Vincenzo Montella. Skuadra andaluziane mori fitoren e dytë radhazi, teksa në ndeshjen hapëse të javës së 24-t të La Ligës, triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Las Palmasit.

Ben Jeder në pjesën e parë dhe Sarabia në të dytën, ishin autorët e golave për Sevijan, ndërsa sulmuesi argjentinas Kaleri ngushtoi shifrat për Las Palmasin, 8 minuta nga fundi i takimit. Me këtë fitore, Sevija ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të me 39 pikë, 3 më pak se Reali, por me dy ndeshje më shumë të luajtura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?